Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë ndryshime në Drejtorinë e Investimeve Kapitale, duke emëruar Zyhrije Pllana në krye të kësaj drejtorie.
Në njoftimin e bërë, Rama ka theksuar se Pllana vjen me përvojë të gjatë në institucionet e Kryeqytetit dhe ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme vendimmarrëse, duke shprehur besimin se ajo do të arrijë të çojë përpara projektet zhvillimore dhe investimet kapitale.
Megjithatë, kjo pozitë ushtrohej nga Sokol Havolli.
Reporteri.net merr vesh se Havolli është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Investimeve Kapitale, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më tani.
Drejtor në Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Havolli ishte emëruar më 26 shkurt të këtij viti.









