Peregrin Accounting & Consulting, kompani e specializuar për shërbime financiare si dhe në fushën e trajnimeve ka siguruar ekskluzivitetin për Kosovë me Malta International Training Centre (MITC).
Ky partneritet i rëndësishëm u mundëson organizimin e trajnimeve profesionale nga MITC, duke sjellë në Kosovë standardet dhe ekspertizën e njohur ndërkombëtarisht të Maltës.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të madh drejt përmirësimit të aftësive profesionale dhe integrimit të praktikave të avancuara në sektorë të ndryshëm.
Sami Mazreku nga kompania Peregrin Accounting & Consulting ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në fushën e trajnimeve me Ramon Muscat, drejtor i Malta International Training Centre (MITC), Institucion ky që ofron një gamë të gjerë trajnimesh profesionale, veçanërisht të fokusuara në industrinë e sigurimeve, financave dhe menaxhimit të riskut.
Mazreku tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të veçantë pasi që ofron ekskluzivitet për Kosovë të shumë trajnimeve si në fushën e sigurimeve, ashtu edhe në fushën e financave.
Mazreku më tutje ka njoftuar se kompania që ai drejtor në një të ardhme të shpejte do të jetë qendër kryesore e trajnimeve jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Ai më tutje tregoi se organizimi i grupeve të trajnimeve përmes Maltës fillon nga muaji shkurt i vitit 2025.
Sipas Mazrekut është shumë e rëndësishme që këto certifikata janë të pranuara dhe njohura ndërkombëtarisht.
Po ashtu, Mazreku ka paralajmëruar se në ditët në vijim pritet të nënshkruhet edhe një memorandum shumë me rendësi me Universitetin e Maltës i cili ka një historik 400 vjeçare. Universiteti i Maltës (University of Malta) është institucioni më i lartë arsimor në Maltë dhe një nga universitetet më të vjetra në botë, i themeluar në vitin 1592. Ai ofron programe studimi në fusha të ndryshme akademike dhe ka një histori të gjatë si qendër e arsimimit dhe kërkimit shkencor në rajonin e Mesdheut.
Peregrin Accounting & Consulting është kompania që operon me dy zyra, njeri nga Prishtinë si dhe tjetra në Augsburg të Gjermanisë.
ARTIKULL I SPONSORIZUAR