Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka protestuar të mërkurën në Prishtinë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë më përfaqësues të tjerë të sindikatës duke protestuan para MASHT-it, kërkuan nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave, të nisë dialogu social e të këtë përmirësim të kushteve në arsim.
“Ministrja asnjëherë nuk e ngriti zërin në qeveri për kërkesat tona. Duke qenë kundër kontratës kolektive, është edhe kundër punëtorëve të arsimit. Kur mungon dialogu, mungon demokracia”, tha Jasharaj.
Protesta është përkrahur edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke i quajtur kërkesa të drejta dhe legjitime.
Sindikalistët më pas janë drejtuar drejt Kuvendit të Kosovës, derisa do të protestojnë edhe para Qeverisë për realizim të kërkesave të tyre.