Inflacioni në Mbretëri të Bashkuar u ul në dhjetor për herë të parë pas tre muajsh.
Sipas BBC-së, indikatorë të kësaj ishin rënia e çmimeve të hoteleve, si dhe lehtësimi i kostove të duhanit.
Sipas Zyrës për Statistika Kombëtare, çmimet u rritën për 2.5 për qind deri në dhjetor, por që pritet të ketë ulje të normave të interesit.
Kostot e huamarrjes në Mbretërinë e Bashkuar u lehtësuan dhe paundi u rrit pak, për të qëndruar në 1.22 dollarë, ndërsa tregtarët reaguan ndaj rënies së papritur të inflacionit.
Rritja e lehtë e çmimeve në restorante dhe rënia e çmimeve të hoteleve muajin e kaluar ndihmuan në uljen e normës së përgjithshme të inflacionit.
BBC-i raporton se rënia e inflacionit nuk do të thotë se çmimet po zvogëlohen, por që po rriten me një ritëm më të ngadaltë.
Norma e inflacionit është dukshëm më e ulët se në tetor të vitit 2022, kur kulmuan çmimet.