Murati kritikon opozitën për mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Hekuran Murati- ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministri ka kritikuar opozitën për mos votimin e tyre.

“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë”, ka shkruar Murati.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë:

Për kalim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, që nënkupton se përveç votave të pozitës, nevojiten edhe votat e opozitës në mënyrë që të mundësohet kalimi i tyre.
Kësaj radhe, megjithëse mandati ishte i plotë, kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura.
Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës.
Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë.
Por qytetarët nuk do ta harrojnë këtë sjellje të opozitës dhe do t’a thonë fjalën e tyre më 9 shkurt.