Pezullimi i fondeve amerikane, në Kosovë shqetësime për bllokimin e shumë projekteve

Industria e Drurit është një prej sektorëve të prekur nga pezullimi i Fondeve amerikane pas vendimit të presidentit Trump për USAID-in.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, e cila që nga paslufta përfitoi nga fondet e USAID-it, shpreh shqetësimin se pezullimi i fondeve do të ndikojë edhe në eksport.

Drejtoresha e kësaj shoqate, Arieta Vula, përmend disa nga projektet të cilat tashmë janë pezulluar e për të cilat thotë se është vështirë të realizohen pa ndihmën e USADI-it.

Reklama e sponzorizuar

“…Ne kemi qenë si shoqatë përfituese e fondeve qe 20 vjet. Për ne si shoqatë do të ketë ndikim negativ, sepse shumë projekte ne i kemi realizuar pikërisht me fondet apo mbështetjen e USAID”, tha Vula për Rtv21.

Nga pezullimi i fondeve të USAID është prekur edhe shoqata për përpunimin e pemëve dhe perimeve “Pepeko”.

Në këtë shoqatë thonë se nëse pezullimi  i fondeve do të jetë afatgjatë, dhe se pasojat do  të parikuperueshme.

“ndërpjerja e fondeve  ka ndikim në zhvillimin e aktiviteteve dhe bizneseve në përgjithësi. Edhe ne shoqata Pepeko kemi pasur ndërprerje të financimit nga ana e USAID-it dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e shoqatës tonë edhe në realizmin e aktiviteteve që ndërlidhen me gjetjen e tregjeve ndërkombëtare…“

Në urdhrin ekzekutiv të Trumpit është bërë thirrje për pezullim 90-ditor të ndihmave, me qëllim të vlerësimit të efikasitetit dhe “konsistencës me politikën e jashtme amerikane”.

Një ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të USAID-it, tha se është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet duke shtuar se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë”, por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.

Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se mbyllja e USAID-it do të kishte pasoja negative për Kosovën.

“Po. USAID ka luajtur një rol jetësor në zhvillimin e  Kosovës. Duke qenë prezent që nga viti 2000, USAID investoi mbi 1 miliard euro në Kosovë duke ndihmuar në zhvillimin e sistemit arsimor dhe veçanërisht atë juridik. Ndërsa ndihmoi Kosovën të anëtarësohet edhe ne organizata ndërkombëtare. Ndërkaq, mbyllja e tij e përhershme në Kosovë do të lë një zbrazëti që nuk do arrihet asnjëherë të përmbushet”.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë qysh prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.