Rama ndan raportin e Organizatës Botërore të Turizmit: Shqipëria, e para në Evropë dhe botë për rritjen e turizmit

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e turizmit gjatë vitit 2024. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë raportin e organizatës.

“Sipas raportit të fundit të UN Tourism, Shqipëria cilësohet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e Turizmit”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Instagram.

Sipas ministrisë së Turizmit, Shqipëria regjistroi 11,7 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.

Reklama e sponzorizuar