Sa është çmimi aktual i energjisë elektrike në Kosovë?

Aktualisht për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Buletini Ekonomik

Aktualisht që nga prilli i vitit të kaluar, kur ZRRE-ja e uli fare simbolikisht çmimin për konsumatorët e amvisërisë, ata komercialë dhe industrialë për 3 për qind, për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Reklama e sponzorizuar

Çmimi me të lirë dhe me të shtrenjtë është ky: Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

ZRRE-ja, siç kanë theksuar autoritetet e këtij asociacioni, aktualisht është duke bërë shqyrtimin e kërkeesave të kompanive të sektorit energjetik në Kosovë – Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST), Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

ZRRE-ja ka thënë të martën se “është në fazën e vlerësimit të aplikimeve për ngritje çmimi të rrymës dhe “pas përfundimit të këtij procesi, ky institucion do të hartojë një raport të detajuar të vlerësimit, i cili do të jetë i disponueshëm edhe për konsultim publik”. /Buletini Ekonomik