Qeveria e Kosovës ndau mbi 55 mijë euro për konferencën e Kontabilitetit Digjital dhe panairin në New York

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 55 mijë e 600 euro për organizimin konferencës së kontabilitetit digjital dhe për ekspozimin në panairin New York Build EXPO.

Kryeministri Albin Kurti bëri propozimin për ndarjen e këtyre mjeteve për dy prej ngjarjeve të rëndësishme në sektorin ekonomik.

“Qeveria propozon ndarjen e 28 mijë e 100 eurove për organizimin e Digital Accounting Conference 2025 një ngjarje tashmë e dëshmuar tradicionale që synon avancimin e kontabilitetit digjital dhe promovimin e Kosovës si qendër pë shërbime kontabël nga distanca.

Reklama e sponzorizuar

Konferenca që organizohet për herë të tretë mbledh profesionist të fushës, drejtues bizneseve dhje ekspert ndërkombëtar për të diskutuar mbi inovacionin kontabilitet, rritjen e eksporteve dhe zhvillimin profesional”, tha Kurti.

Ai theksoi se mbështetja financiare e Qeverisë synon të forcojë pozitën e Kosovës në sektorin e shërbimeve digjitale dhe të nxis rrjetëzimin mes bizneseve dhe institucioneve.

“Qeveria gjithashtu propozon ndarjen e 27 mijë e 500 eurove për mbulimin e hapësirës ekspozuese të prodhuesve kosovarë të mobileve në New York Build 2025”, tha Kurti, duke e cilësuar këtë si një mundësi të mirë për prodhuesit e drurit që të prezantojnë projektet e tyre para arkitektëve të njohur në SHBA. /Telegrafi/