“Më 15 Mars, Kosova bojkoton të gjitha supermarketet”

Iniciativa qytetare “Kosova Bojkoton” ka shpalosur të enjten një çarçaf me mbishkrimin “15 MARS, KOSOVA BOJKOTON, TË GJITHA SUPERMARKETET”, duke paralajmëruar aksionin e tyre të radhës për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, raporton Ekonomia Online.

Kjo nismë është pjesë e një bojkoti rajonal, i organizuar në bashkëpunim me grupe nga vende të tjera të Ballkanit, me qëllim ndërgjegjësimin për fuqinë e konsumatorit dhe adresimin e shqetësimeve rreth çmimeve të produkteve.