Një kafe Espresso në shumë prej kafiterive në Prishtinë, nuk mund të gjendet me çmim nën 1 Euro e 20 cent. Deri vonë, çmimi i Expresso-s ka qenë 1 euro, por vala e fundit e rritjes se çmimeve, sipas gastronomëve, është njëra nga arsyet për shtrenjtimin e kafesë së preferuar të kosovarëve.
“1 kilogram kafe e marrim 17-18 euro nga furnitorët. Deri diku kështu ka qenë edhe më herët, me një rritje deri 2 euro. Por çka ka ndikuar është rritja e kostove tjera, si qumështi, pagat e punëtorëve etj”, ka thënë një gastronom për Buletinin Ekonomik.
Prandaj, fitimi i kafiterive me kafe është shumëfish më i madh se kostoja e blerjes. Nga një kilogram kafe, një kafiteri mund t’i nxjerrë deri në 120 kafe për klientelen.
Se ka abuzim me çmime nga kafiteritë në kryeqytet, një tregues është çmimi i Expresso-s, në komunat e vogla. Ta zëmë një Expresso në kafiteritë e Kamenicës kushton 0.70 euro. /Buletini Ekonomik/