Balluku: Shqipëria në rritje të vazhdueshme në fushën energjitike

Shqipëria është në rritje të vazhdueshme në fushën energjitike, është shprehur zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Sektorin e kemi marrë me 700 milionë euro borxh të niveleve të ndryshme. Me një humbje teknike e cila kalonte 45% dhe me një mbledhje të ardhurash që shkonte nën 75%. Të gjitha këto kanë ndryshuar ndjeshëm.”, u shpreh Balluku

Ndër të tjera, në tryezën tregu i energjisë dhe aktorët e tregut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat, Balluku u shpreh se infrastruktura dhe energjia janë në formën më të mire.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi nisur një sërë tryzash, pasi besojmë që është shumë e nevojshme të komunikojmë me njëri-tjetrin, dhe të kuptojmë se kush janë sfidat që nap resin në të ardhmen. Çfarë duhet të adresojmë sot, për të mos ndryshuar timonin shpesh.”, shtoi Balluku.

Sipas Ballukut, sektori privat është përfshirë në reforma të mëdha dhe shtoi se ky sektor ka pasur bashkëpunim me qeverinë.

“Shqipëria sot është kthyer në një hap energjitik, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por flitet për ndikimin tinë në europën Jug-Lindore. Dhe për të shkuar te fitimet që ka shteti shqiptar, ne ja dolëm që për herë të parë që ulëm çmimin e energjisë elektrike.”, tha Balluku. /Scan tv/