Komuna e Prishtinës në një reagim publik thotë se të martën hyrjet dhe rrugët e Prishtinës kanë qenë të mbingarkuara, duke kuptuar frustrimin dhe indinjatën e qytetarëve.
Në reagim thuhet se me përmirësimin e motit, kanë nisur disa ndërhyrje afatshkurtra rehabilituese në zona të ndryshme të qytetit, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe rritur sigurinë për të gjithë.
️Punimet në rrugë përfshijnë: Rr. Malush Kosova – në proces rehabilitimi, e hapur me pengesa në qarkullim. Rr. Don Shtjefën Kurti – e mbyllur për qarkullim. Rr. Nimete Progonati – e mbyllur për qarkullim. Rr. Agim Ramadani – ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara.
Punime në rrjetin e kanalizimit: Në rrugën B/C, ku përkohësisht është mbyllur një korsi në dalje nga rruga B dhe një korsi në hyrje të rrugës C.
Tutje theksohet se kanë pasur edhe situata të paparashikuara.
Nga ora 16:00 e tutje, në kryeqytet janë regjistruar 7 aksidente trafiku, në këto lokacione: Rrethi i Flamurit; Rr. Ibrahim Lutfiu; Rr. Isa Kastrati; Rr. Xheladin Rekaliu; Rr. Vicianum; Rr. Bill Klinton dhe Rr. Ramiz Cernica
Komuna e Prishtinës thotë se të gjitha këto kanë ndikuar në krijimin e ngarkesave dhe vonesave të shumta në qarkullim.
“E kuptojmë shqetësimin tuaj por çdo ndërhyrje që po bëjmë është në shërbim të një Kryeqyteti më të sigurt, më të qetë dhe më funksional. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”.