Berjani thotë se çmimet e naftës kanë filluar të bien në Kosovë, pasi Trumpi shpalli marrëveshjen për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit

Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka deklaruar se pasi në Lindjen e Mesme kanë filluar të ulen tensionet, edhe në Kosovë çmimet e derivateve kanë filluar të bien shpejt.

Sipas Berjanit, kjo ka ndodhur pasi është arritur marrëveshja për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

“Pas marrëveshjes për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, tensionet janë ulur dhe çmimet e naftës kanë filluar të bien. Tregjet nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të madhe apo mbylljen e ngushticës së Hormuzit, që është rrugë kyçe për furnizimin me naftë. Prodhimi i lartë nga SHBA dhe kërkesa më e dobët nga Kina dhe Europa po e shtyjnë çmimin edhe më poshtë. Por nëse armëpushimi prishet ose ka ndonjë sulm në zonat e naftës, çmimet mund të rriten sërish shumë shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.

Berjani ka shkruar tutje se çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.24€-1.32€ Benzin: 1.23€-1.31€.