Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me situatën në KEK.
Bajrami tha se është anuluar dje tenderi 137 milionësh i KEK-ut dhe ka dyshime për skemë korruptive.
“Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje, vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave. Ky tender ka ngritur dyshime të forta për muaj me radhë, është zhvilluar në kushte të dyshimta dhe me shkelje procedurale” shkruan Bajrami.
Reklama e sponzorizuar
Ajo thekson se pezullimi i papritur nrit pyetje shumë serizoe duke renditur disa prej tyre.
“Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte?Po thuhet se dikush u ankua. Kush u ankua? Ku u ankua? Me çfarë procedure ankohesh dhe ku ankohesh një ditë para kalimit të afatit për dorëzimin e ofertave? Asnjë procedurë ankese nuk ishte paraparë në këtë kohë. A po tentohet të fshihet ndonjë shkelje e mundshme ligjore? pyet Bajrami.
Reagimi i plotë:
Pezullimi i tenderit 137 milionësh i KEK-ut dhe dyshimet për skemë korruptive
Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje, vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave. Ky tender ka ngritur dyshime të forta për muaj me radhë, është zhvilluar në mënyrë të dyshimtë.
Disa nga faktet:
– Mungesë transparence: Tenderi u hap pa studim fizibiliteti dhe pa përshkrim teknik, duke lënë të paqartë se çfarë punësh kërkohen nga operatori ekonomik.
– Procedura të manipuluara: Procesi u korrigjua dhe afatet u shtynë disa herë, duke krijuar hapësirë për dyshime.
– Tender i hapur me negociata: Në njoftim thuhej se KEK do të pranonte vetëm gjashtë ofertues dhe mandej do të negocionte se kujt të ja japë tenderin , për më tepër nuk ishin paraparë penalizime për mosrealizim të punimeve.
– Ndërkohë që po flasim për njësisë A3, që sipas vet KEK-ut kjo njësi prodhon rreth 10% të kërkesës së energjisë në Kosovë, duke e bërë tenderin jetik për sigurinë energjetike.
Pezullimi i papritur ngrit pyetje serioze:
1. Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte?
2. Po thuhet se dikush u ankua. Kush u ankua? Ku u ankua? Me çfarë procedure ankohesh dhe ku ankohesh një ditë para kalimit të afatit për dorëzimin e ofertave? Asnjë procedurë ankese nuk ishte paraparë në këtë kohë.
2. A po tentohet të fshihet ndonjë shkelje e mundshme ligjore?
3. A po i jepet kohë ndonjë kompanie të favorizuar për të rregulluar ofertën?
4. Pse u fshinë ofertat e dorëzuara nga sistemi dhe u kërkua ridorëzimi i tyre nga fillimi?
5. Pse nuk u anulua plotësisht tenderi, nëse ka kaq shumë parregullsi?
Ky pezullim nuk duket si veprim përgjegjës, por si një hap për të mbuluar një skemë të mundshme korruptive me vlerë 137 milionë euro. Pezullimi i sotëm duket si manovra e radhës për ta rikthyer nesër tenderin me të njëjtat probleme dhe përfitues të dyshimtë.
Tenderi duhet anuluar plotësisht dhe aktorët e përfshirë duhet të hetohen deri në fund.
E derisa kemi skema të tilla në veprim dhe të paprekura nga hetuesia qytetarët po paguajnë çmimin e lartë të importit të energjisë e fitimet e tragtarëve të energjisë po rritën në mënyrë eksponenciale.
Buletini Ekonomik Sh.P.K. is committed to ensuring the secure, transparent, and responsible processing of personal data collected through its digital platform. All personal data is processed in full compliance with the applicable data protection legislation in Kosovo, as well as with relevant European data protection standards and best practices.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.