Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se është rritur importi i mallrave në Kosovë nga Serbia.

Hoti ka publikuar edhe disa të dhëna, ku ka bërë krahasimin me importin që është bërë vitin e kaluar nga shteti serb, transmeton Telegrafi.

“Çfarë po ndodh me importet nga Serbia? Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 217%. Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025”, ka pohuar ai përmes një postimi në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

Mes tjerash, ai ka shkruar se bazuar në importin që bëhet nga Serbia, ka mundësi që ka rënë prodhimi vendor.

“Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, tha ai./Telegrafi/