Shqipëria do t’i shpërblejë me deri në tri paga punonjësit që luftuan kundër zjarreve

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Virgu ka bërë të ditur se do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve, shkruan Reporteri.net.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është miratuar në Këshillin e Ministrave.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë:

🇦🇱📄 Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve.

🪖Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
🦺 Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
👮Policisë së Shtetit;
🚒 Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
🧑‍🚒 Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

Një vlerësim për misionin e tyre fisnik dhe në shumë raste vetëmohues, në luftën e pabarabartë kundër flakëve 👏