Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për promovimin e Kosovës në konferencën “Software Freedom Kosova”

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë – Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, ku ka marrë dy vendime kryesore.

Sipas njoftimit zyrtar, është vendosur ndarja e 10,000 eurove për organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, me qëllim promovimin e vendit në edicionin e 10-të të konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, që mbahet më 24–26 tetor 2025 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Prishtinë.

Po ashtu, gjatë mbledhjes është aprovuar Raporti Nëntëmujor i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar