Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe të akuzuarve tjerë për rastin rezervat shtetërore.
Hajdari nuk ka qenë prezente në seancën e sotme, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, tha se për të pandehurën, Gjykata ka dërguar ftesë përmes postës, mirëpo deri më sot nuk kanë marrë përgjigje nëse e njëjta e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.
“Gjykata i ka dërgu ftesën përmes postës, por ende nuk kemi marrë përgjigje se e njëjta është pranu në mënyrë të rregullt apo jo”, tha Syla.
Gjyqtari tutje shtoi se në mungesë të kushteve ligjore, seanca e shqyrtimit fillestar nuk ka kushte të mbahet.
Kësisoj seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 13 janar, në ora 09:30.











