Bursa shqiptare ALPEX ka shënuar nivel rekord të tregtimit të energjisë elektrike në fillim të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i ALPEX-it për Kosovë, Shkumbin Hysa.
“Sot, më 6 janar 2026, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) ka shënuar dy rekorde të reja në Tregun Ditor (Day-Ahead Market) për ditën e dorëzimit 7 janar 2026. Transaksionet neto arritën një nivel rekord prej 9,450.82 MWh, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 9,422.84 MWh, të vendosur në nëntor 2025”, ka thënë Hysa.
Sipas tij, Transaksionet në Zonën e Ofertimit të Kosovës gjithashtu arritën një rekord të ri prej 6,701.27 MWh, duke kaluar kulmin e mëparshëm prej 5,865.35 MWh, të regjistruar në nëntor 2025. /Buletini Ekonomik/








