“Nuk e durojmë më hajninë”: Protesta në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Sot në Prishtinë po mbahet protesta kundër kërkesës KESCO-s për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit nga ndërtesa e KEDS-it ku janë mbledhur fillimisht kanë marshuar drejt ndërtesës së Qeverisë.

“Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë na për KEDS-in”,  “Nji popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, “Stop hajnisë me fatura t’rrymës”, “Rryma rritet, populli djeget”, “KEDS-i na len n’terr e na vjedhë”, janë disa nga pankartat që kanë mbajtur në duar. Ato i kanë vendosur në shkallët e ndërtesës së Qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë kohës sa protestuesit kanë qenë te ndërtesa e KEDS-it kanë hedhur tym të kuq dhe Policia e ka arrestuar një të moshuar që ishte në protestë.