AKB: Kriza kushtetuese u shmang – kriza e re ekonomike sapo ka filluar

Kosova shmangu krizën kushtetuese dhe politike, por rrezikon pasoja të rënda ekonomike.

Shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas AKB-së ka shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës kushtetuese, por vendi tashmë po përballet me një pasiguri të theksuar ekonomike, me pasoja të drejtpërdrejta për bizneset dhe qytetarët.

Reklama e sponzorizuar

“Në mungesë të institucioneve funksionale, ekonomia e Kosovës mbetet pa orientim të qartë zhvillimor, duke rrezikuar, bllokimin e vendimmarrjes ekonomike ,hezitimin e investitorëve vendorë dhe të huaj, vonesën e projekteve kapitale dhe atyre të EU si dhe rritjen e pasigurisë në treg e Kosovës”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve  thekson se ekonomia nuk mund të mbetet peng i zhvillimeve politike. Çdo vonesë në rikthimin e funksionalitetit institucional po i kushton drejtpërdrejt sektorit privat.

Në këtë drejtim, AKB kërkon: 

1.Shpalljen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike

2.Respektimin e afateve kushtetuese dhe ligjore

3.Krijimin pa vonesë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve

4.Të hiqet mendësia politike  nëse nuk jam unë bllokohet shteti.

Sipas AKB-së, vetëm përmes institucioneve stabile dhe legjitime mund të rikthehet besimi i biznesit, të sigurohet vazhdimësia e zhvillimit ekonomik dhe të parandalohet thellimi i krizës. “Kosova nuk ka kohë për humbje. Çdo ditë pa institucione funksionale është një ditë më pak zhvillim”.