Inspektorati i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte të inspektuara

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar për aksionin e jashtëzakonshëm që ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorin e ndërtimtarisë në të gjithë vendin.

Inspektorati ka bërë të ditur se në 48 orët e fundit, ka kryer gjithsej 31 inspektime e 44 rinspektime.

Nga inspektimet e kryera është bërë ndalimi i 13 punimeve dhe janë shqiptuar 10 vërejtje.

Reklama e sponzorizuar

Siç njofton ky institucion në përfundim të aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm janë procesuar në gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.

Ky zhvillim vjen në kuadër të aksionit 15-ditor të nisur nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës, një ditë pasi një punëtor humbi jetën në vendin e punës, rasti i tetë i tillë këtë vit.