Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, me fillim nga ora 10:00.
Në rend dite janë dhjetë projektligje, të miratuara me shmangie nga afatet procedurale.
Në mesin e tyre edhe Projektligji për çmimet tavan.
Për projektligjin votuan 63 deputetë, 19 ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.
Rendi i ditës:
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
-Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.











