ME hap konkurs për kryetar dhe anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Ministria e Ekonomisë (ME) ka shpallur konkurs për plotësimin e pozitave të rëndësishme në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përkatësisht për kryetar të Bordit dhe dy (2) anëtarë të Bordit.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara janë të inkurajuar të aplikojnë duke ndjekur procedurat e parapara në konkurs.

Reklama e sponzorizuar

Ky proces synon përforcimin e strukturave udhëheqëse në sektorin e rregullimit të energjisë, një fushë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin energjetik në vend.

Për më shumë informata rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit, të interesuarit mund të vizitojnë linkun zyrtar:
https://me.rks-gov.net/shpallje-2/#5598bea93dd80c052