ZRrE ia zbulon një ‘hile’ KESCO-s te çmimi i parashikuar i importit për vitin 2026

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka propozuar që për vitin 2026 të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, ani pse kërkesa e KESCO-s ishte për 21 për qind rritje të tarifave për këtë vit.
Në raportin konsultativ që ka publikuar ZRrE, shihet se deri të ky vendim, erdhi pas një korrigjimi ‘drastik’ të kostove për disa kategori të shpenzimeve dhe transferim të kostove në vitet pasuese për disa kategori tjera.
Reduktim i ndjeshëm i kostove vërehet sidomos të shpenzimet operative të KESCO-s, investimet kapitale të KEDS, humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes, si dhe kostot për Fondin për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).
Por një risi në raportin e sivjetëm vërehet një analizë e detajuar që ZRrE ka bërë edhe sa i përket çmimit të energjisë elektrike nga importi, bazuar në çmimin fillestar të parashikuar nga KESCO.
Në fakt, parashikimi i çmimit të importit të energjisë elektrike për vitin 2026 ka ndryshime të theksuara mes ZRrE-së e KESCO-s.
Sipas raportit konsultativ të ZRrE-së, çmimi mesatar i importit për vitin 2026 është vlerësuar në 129.76 euro për MWh, ndërsa KESCO kishte parashikuar një çmim dukshëm më të lartë prej 157.84 euro për MWh.
Ky dallim në parashikim vjen për shkak të faktit se KESCO si bazë për përcaktimin e çmimit të importit mori disa muaj të vitit të kaluar kur çmimi ishte më i lartë, duke shmangur çmimin aktual të energjisë elektrike, që rezulton të jetë më i lirë.
Kjo ndodhi sepse KESCO si bazë për parashikim e mori muajin tetor 2025.
Për janar 2026, çmimi mesatar aktual ishte 153.95 €/Mwh krahasuar me parashikimin e FSHU-së prej 177.92 €/Mwh, ndërsa për shkurt 2026 çmimi aktual ishte 109.93 €/Mwh krahasuar me parashikimin e FSHU prej 160.93 €/Mwh.është bazuar në çmime më të hershme, kryesisht nga tetori 2025”, thuhet në raportin konsultativ të ZRRE për FSHU.
Ky ‘korrigjim’ i cmimit të importit do të ketë impakt të dukshëm në tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, totali i kostove me shumicë sipas ZRRE-së rezulton më i ulët 177.81 milion euro krahasuar me aplikimin e FSHU-së prej 229.04 milion euro, duke krijuar një diferencë prej 51.24 milion euro.
Kjo diferencë kryesisht buron nga optimizimi i çmimeve të importit dhe rishikimi i disa parametrave kyç të llogaritjes. Në përgjithësi, ZRRE vlerëson se struktura e propozuar e kostove reflekton kushtet aktuale të tregut dhe siguron një nivel më efikas dhe të arsyeshëm të kostove për konsumatorët, duke respektuar parimet e transparencës, konkurrencës dhe efikasitetit”, thuhet në raport.