Ekonomistët: Dy milionë eurot për linjat ajrore mund të ishin përdorur për çmimet e naftës

Dy milionë euro nga buxheti i shtetit u dhanë për linjat ajrore si pako mbështetese nga qeveria. E ndër arsyetimet e ekzekutivit për ndarjen e kësaj shume, u përmend edhe shtrenjtimi i kerozines.

Por efekt më të madhe në shoqëri sipas ekonomistëve, pati rritja e derivateve, për çka qeveria nuk intervenoi fare.

Andaj kjo shumë, sipas tyre, do duhej ndarë diku tjetër.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria ka mundësi që të investoj drejtpërdrejt në ekonomi, në kapacitete prodhuese apo mbështetëse për prodhuesit sidomos në bujqësi sepse shumë prej bujqve nuk kanë mundur ti mbjellin arat e veta në mungesë të financave, për mungesë të fuqisë blerëse për derivateve me çmime te larta”, shprehet Remzi Smajli – ekonomist.

Në ndërkohë, qytetarët te enjten për një litër naftë, paguan deri në 1.58 cent.

Teksa trendi i shtrenjtimeve po vazhdon, analisti politik Adrian Zeqiri vlerëson se vendimi u mor vetëm për ta larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë.

“Sigurisht kjo është një temë e gjerë sepse Kosova nuk është duke u zhvilluar ekoniomiksiht, i vetmi që po ndodh është rritja e inflacionit dhe ngushmi i asaj popullate duke agu çmime të larta”, thotw Adrian Zeqiri – analist politik

Për këtë temë, të enjten foli edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vendim e arsyetoi me gjendje të jashtëzakonshme, duke deklaruar se një veprim të tillë e kanë bërë edhe shtete të tjera.

Sipas Kurtit, vendimi nuk u mor për çështje elektorale.