Mbi 4 mijë biznese të reja në Kosovë për katër muaj, dominon forma SHPK

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–prill 2026 janë regjistruar gjithsej 4,699 biznese të reja në Kosovë, ndërsa 477 biznese janë mbyllur.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), numrin më të madh të bizneseve të reja e përbëjnë Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (ShPK) me 3,561 të regjistruara, të ndjekura nga 1,119 biznese individuale. Gjithashtu, janë regjistruar 12 degë të shoqërive të huaja, 6 shoqëri aksionare dhe 1 zyrë e përfaqësisë së huaj.

Reklama e sponzorizuar

Në të njëjtën periudhë, janë mbyllur 477 biznese, ku dominojnë bizneset individuale me 371 raste, pasuar nga 99 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, 6 degë të shoqërive të huaja dhe 1 ortakëri e përgjithshme.