Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është nënshkruar vendimi për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për themelimin e Bankës Zhvillimore.
Sipas Muratit, kjo bankë do të lehtësojë kreditimin e prodhuesve, eksportuesve dhe projekteve të tjera zhvillimore me kushte më të favorshme financiare.
“Banka Zhvillimore po bëhet. Sot kam nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore. Kreditimi i prodhuesve, eksportuesve dhe projekteve të tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare do të jetë shumë më i lehtë me Bankën Zhvillimore”, ka deklaruar Murati.









