Eksperti i patundshmërisë, Burim Halili, ka vlerësuar se rritja prej 5.3 për qind e çmimeve të pronave të banimit në Kosovë, për tremujorin e parë të vitit 2026, nuk e pasqyron gjendjen reale të tregut.
Halili tha se ky tremujor ka qenë periudha me stabilitetin më të madh pas një faze të gjatë të rritjes së çmimeve.
“Sa i përket ngritjes së çmimeve e kemi parë që janë nxjerrë disa statistika, por ngritja e çmimeve ka filluar sidomos nga fillimi i vitit 2024, mendoj që tremujorshi i fundit është një tremujorsh që ka stabilitetin më të madh gjatë gjithë kësaj kohe që kemi pasur ngritje të vazhdueshme, sepse çmimet në Prishtinë, po edhe kudo në Kosovë kanë arritur deri në 70-80% ngritje, brenda dy vite e gjysmë. Po e zëmë, nëse bëjmë krahasime edhe të lagjeve të ndryshme, duke filluar nga lagjja Pejton, Lakrishtë, Muhaxherët, Arbëria, dikur çmimet kanë qenë rreth 1000 e pak, ndërsa tani çmimi tek to ka shkuar mesatarisht rreth 2000 për metër katror”, tha ai për EO.
Të ngjashme:
Dalin të sakta parashikimet e ndërtimtarëve të Kosovës për ngritje çmimesh të banesave









