Prodhimi në Kosovë në tre mujorin e dytë të vitit ka pësuar rënie prej -0,1% krahasuar me tre mujorin e parë. Kjo sipas raportit “Indeksi i Çmimeve të Prodhimit” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-14,9%) dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-13,2%)”, njofton ASK.
Rënia është neutralizuar te xeheroret dhe guroret e tjera (21,1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (20,4%); prodhimi i produkteve kimike (8,0%).