Sipas zyrtarëve, interesim i madh për ankandin e parë Solar të Kosovës

Janë bërë më shumë se 3 muaj qëkur është shpallur ankandi i parë solar i Kosovës, ndërsa autoritet kosovare deklarojnë se është shfaqur interesim i madh nga shumë shtete të botës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se “ka interesim të madh për ankandin e parë Solar të Kosovës”. Sipas tij, “ankandi i parë Solar 100 MW i Kosovës, ka tërhequr tashmë më shumë se 160 shprehje interesi deri më sot, nga kompanitë kryesore evropiane, amerikane, aziatike dhe australiane.

Ai në platformën X u ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e ankandit për t’u bërë pjesë e tranzicionit të Kosovës të energjisë së gjelbër.

Reklama e sponzorizuar

Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka potencuar së fundmi interesimin e shtuar të deklaruar nga shprehja e interesit nga 160 shtete nga vende të ndryshme të botës. Ajo, në një paraqitje publike në një emision televiziv tha se interesimi është shumë i madh, bile edhe jashtë pritshmërive.

Ajo ka premtuar se procesi i përzgjedhjes së investtitorit eventual në këtë projekt do të jetë gjithsesi shumë i drejtë dhe transparent dhe për çdo zhvillim rreth këtij ankandi, deri në finalizimin e tij, do te njoftohet me kohë publiku kosovar. /Buletini Ekonomik/