Agjenda e Gjelbër, Kosova tre vjet pas `Samitit të Sofjes’

Instituti për Politika Zhvillimore i mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) nëpërmjet GIZ-it gjerman organizon tryezën ‘Zbatimi i Agjendës së Gjelbër – Kosova tre vjet pas Samitit të Sofjes’.

Kjo tryezë diskutimi do të mbledhë në një vend ekspertë, politikëbërës dhe akterë të tjerë për të vlerësuar progresin e bërë në zbatimin e agjendës së gjelbër, për të cilën Kosova mori përsipër obligime gjatë Samitit të Sofjes tre vjet më parë.

Në këtë tryezë do të diskutojmë progresin e deritanishëm, sfidat dhe perspektivat e ardhshme në lidhje me qëndrueshmërinë mjedisore, energjinë e ripërtërishme, veprimin për klimën dhe më shumë.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë tryezë, gjithashtu do të shpalosen edhe rezultatet nga monitorimi 6 mujor i INDEP në një raport me të njëjtin titull, i cili ka përmbledhur punën e kryer nga nivele të ndryshme të qeverisjes për avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Për më tepër në kuadër të përmbledhjes së raportit do të prezantohen edhe rekomandime konkrete për Kuvendin, Qeverinë dhe akterët e tjerë sa i përket zbatimit të kësaj agjende.