Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të falsifikimit të parave në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, një person ka njoftuar se janë deponuar mbi 1 mijë euro false në bankë.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
“Fushë Kosovë / 01.05.2023 – 27.11.2023. Është raportuar se nga klient janë deponuar rreth 1060€ para të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.