Me liberalizimin e vizave po vërehet mungesa e punëtorëve në Kosovë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha për RTK se ka disbalancë në të dy anët, si nga ana e punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Ai tha se kanë kërkuar që të rriten pagat për punëtorët në sektorin privat. Kreu i AKB-së, tha se me mundësinë për lirinë e lëvizjes, kosovarët mund të gjejnë më shumë alternativa për punë, duke veçuar Gjermaninë.
Shahini vlerësoi se duhet të ketë trajtim të dinjitetshëm për punëtorët. Ai përmendi se i kanë rekomanduar qeverisë strategji për punëtorët.
Për zgjidhjen e krizës në disa sektorë për shkak të mungesës së punëtorëve në Kosovë, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, kërkoi koordinim.
Ai bëri me dije se nga komuniteti i bizneseve në vend, ka kërkuar që t’i rrisin pagat për punëtorët e Kosovës.