Ekonomia, komponenta kryesore e harmonizimit dhe destabilizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Më 14 qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte marrë vendim që të ndalohet importi i të gjitha prodhimeve serbe që vijnë nga Serbia. Ky vendim i Qeverisë Kurti erdhi pas rrëmbimit të tre policëve kosovar të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë patrullimit në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Mirëpo, ky vendim qeveritar i ardhur në saje të rrethanave politike dhe historike nëpër të cilën kanë kaluar shteti i Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë direkte ka ndikuar dhe në marrëdhëniet ekonomike, të cilat konsiderohen si ura lidhëse në mes të arritjes së marrëveshjes në mes të dyja vendeve. Përfaqësues të bizneseve, si dhe njohës të çështjeve ekonomike nga të dyja vendet, kanë thënë se bashkëpunimi ekonomik tregtar ngelet e vetmja rrugë drejt normalizimit. Pala kosovare e vlerëson si trysni ndaj Serbisë për ta njohur shtetin e Kosovës – vendimin Qeverisë Kurti për ndalim të importeve nga Serbia dhe njëkohësisht e sheh si mesazh të mirë zgjerimin e bizneseve të Kosovës në pjesën veriore dhe krijimit të bashkëpunimit afarist në atë pjesë. Kurse, pala serbe e sheh si dëmtim të ekonomisë së tyre

Shkruan: Albulena Mavraj

Prishtinë, 14 shtator- Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Ballkani perëndimor është duke prodhuar shumë më tepër agjendë politike sesa ekonomike. “Ballkani Perëndimor është duke prodhuar shumë më tepër agjendë politike sesa ekonomi, zhvillim dhe integrim. Këtë e dëshmojnë më së miri raportet e fundit të krijuara mes shumë shteteve edhe problemet e hapura”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Gërxhaliut, në saje të rrethanave politike të krijuara kemi një rritje të dozës së nacionalizimit dhe radikalizmit. “Shohim se është duke u rritur një dozë e radikalizmit dhe nacionalizmit që është mëndur në vitet e 90-ta. Shohim raportet mes Serbisë dhe Malin e Zi, Maqedoninë,  çfarë është duke ndodhur në Bosnje dhe vet fakti që në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë edhe me tutje vazhdohet një dialog maratonik të cilit nuk i dihet fundi besoj është dëshmia më e mirë që Ballkani Perëndimor po bënë hapa para, por shumë më tepër prapa”, u shpreh ai.

Sipas Gërxhaliut, kjo çështje e prolongimit është shqetësuese. “Kjo duhet të jetë vërtet shumë shqetësuese, në veçanti falë raporteve të reja gjeostrategjike të krijuara pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë që nga viti 1999-të deri më sot në Ballkanin Perëndimor janë krijuar iniciativa të ndryshme rajonale që për qëllim kanë pas një stabilitet ekonomik social dhe përshpejtim të proceseve integruese, mirëpo pjesa dërmuese e këtyre iniciativave kanë dëshmua edhe më tutje. Është aktiv procesi i Berlinit dhe në vitin 2020 janë nënshkruar 3 marrëveshje strategjike që kanë të bëjnë me përshpejtimin e rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor të një familje evropian, ka qenë marrëveshja për agjendën green, marrëveshja për tregun e përbashkët rajonal dhe marrëveshja për katër liritë apo garantimin e  katër lirive, mallrave, shërbimeve kapitale dhe njerëz që për fat të keq nuk po zbatohen”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se Ballkani Perëndimor nuk po i mungojnë marrëveshjet zyrtare të nënshkruara në nivele të larta, por i mungon implementimi i tyre. “Në këtë drejtim besoj që shumica e këtyre marrëveshjeve po dështojnë ndaj mungesës së zgjidhjes adekuate të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Është një dialog maraton i cili shumë më tepër zhvillohet për të dialoguar, por jo për të gjetur zgjedhje dhe e tëra kjo po e mbanë peng Ballkanin Perëndimor, në veçanti kur kemi të bëjmë mes Kosovës dhe Serbisë janë në të dyja anët barriera që e dëmtojnë këtë proces”, u shpreh ai.

Ai tutje përmendi dhe masat parandaluese të importit. “Vet fakti që akoma ekzistojnë masa parandaluese për importin e produkteve nga Serbia në Kosovë është një dëshmi që në Ballkanin Perëndimor shumë më tepër veprohet sesa zbatohet ajo që pajtohen”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, procesi ekonomik duhet të shpërbëjë si urë e integrimit të të dyja vendeve, pasi në të kundërtën sipas tij ekonomikisht do të përfitojnë vendet e treta. “Është një dëm që e dëmton dialogun konstruktiv, por është një kohë kur duhet të përdorim modelin e Bashkimit Evropian. Dhe ekonomia dhe tregtia e lirë të jenë ato që përafrojnë popujt dhe shtete e ndara në këtë drejtim nuk përfiton as Kosova as Serbia, por përfitojnë vendet e treta  në këtë drejtim dëmtohet imazhi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt familjes europiane”, ka thënë ai.

Kurse, drejtori në Institutin e Zhvillimit Ekonomik të Territorit, Dragiša Mijačić, tutje ka thënë se prolongimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë është kundër normalizimit të raporteve më të dyja vendet.

“Momenti në të cilin jemi,  të jem i sinqertë është shumë i keq, pasi viteve të fundit kishim thirrje të qeverive për bojkot të prodhimeve serbe. “Qeveria e Kosovës mori vendim që mos të lejojë eksportimin e prodhimet serbe në Kosovë si “Coca-Cola” dhe prodhimet tjera. Njerëzit duhet të bashkëpunojnë pasi aspektin ekonomik është përtej vijave politike dhe s’duhet ndaluar importin dhe gjërat tjera nga Serbia. Dialogu biznes me biznes është rruga më e mirë”, u shpreh ai.

Mijaçiq nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, ka komentuar dhe vendimin për ndalimin e dinarit serb. “Po ashtu vendimi për ndalimin e dinarit serb është një tjetër katastrofë. Vendimi s’është katastrofa vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për kompanitë në Kosovë të cilat janë afektuar nga ky vendim. Duke e ndaluar importin, janë duke e ndaluar dhe zhvillimin, por janë dhe  serbët në pjesën veriore që afektohën nga ky problem”, u shpreh ai.

“Kështu që ky vendim nuk është vetëm duke afektuar njerëzit, por edhe familjet serbe që jetojnë në Kosovë. Ka polic serb që punojnë në Kosovë, në ministri he vende të ndryshme dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollë dhe u nevojitët  të këtë tretman shëndetësor. Në këtë sens vendimi qeveritar është duke shkuar përtej normalizimit të raporteve. Këto vendime të Kurtit janë elektorale dhe janë bërë pa koordinim me partnerët ndërkombëtar dhe Amerikën po ashtu”, u shpreh ai.

Tutje ai shtoi se çmimin  prolongimit të raporteve ekonomike në do ta paguajnë gjenerata e ardhshme.  “Unë mendoj se Kosova do ta paguajë këtë çmimi dhe këtë çmim do ta paguajnë gjenerata e ardhshme, përderisa ai e ka shumicën”, tha ai.

Drejtor në Institutin e Zhvillimit Ekonomik të Territorit, Dragiša Mijačić, komentoi dhe rritjen e importit të Kosovës në Serbi. “Kosova nuk prodhon shumë produkte  dhe s’ka shumë industri në Kosovë, por janë disa produkte të metalit”, u shpreh ai.

Ai foli dhe për mundësinë e bashkëpunimit në aspektin e organizatave të cilat merren më ekonomi.

Tha se janë duke bërë një hulumtim rreth bashkëpunimit ne aspektin malor, respektivisht investimeve në Bjeshkët e Moknës, Rugovës dhe Rozhajës.  “Ne jemi duke e bërë një hulumtim ku jemi faksuar në atë se çfarë mund të bëjmë. Jemi duke i bërë dy  lloje gjërash dhe kemi një projekt me komunën  Istogut dhe Pejës, ku përmes Rozhajës, Zubin Potokut dhe Bjeshkëve të Moknës, e që është një projekt njëqind e tre kilometra dhe nga Boga në Hajla. Po ashtu në Komunë e Pejës është punuar për ZIP-Line. Ne bashkëpunojmë dhe me komunë e Istogut dhe kemi një memorandum bashkëpunimi”, ka thënë ai

“Janë disa njerëz që nuk e dëshirojnë këtë, por është detyra jonë të hapim dyert e bashkëpunimit. Zakonisht njerëzit  vinë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas janë të frikësuar për shkak të ndodhive  në të kaluarën. Njerëzit duhet të jenë mendje hapur, ne jemi duke shikuar për disa donator, por kur vjen puna tek donatorët kjo ne na duhet një përkrahje”, u shpreh ai.

Sipas Dreshajt, bashkëpunimi ekonomik është shtylla kryesore që mund të ndikojë në integrimin e të dyja vendeve.

Po ashtu,  kryetari i Lidhjes së Bizneseve Besart Dreshaj, ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik në mes të dy shteteve lidhet me të kaluarën politike dhe se konsumimi  i produkteve serbe ka filluar të bije, duke u bërë kështu sipas tij në nivel reciprok.

“Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Serbi lidhet ngushtë më çështjet politike në mes të dy shteteve. Mund të themi se vetëdijesimi i qytetareve të Kosovës tani është rritur dhe konsumimi i produkteve të Serbisë ka filluar që të bëhet reciprok, që nënkupton se janë bojkotuar bukur shumë disa produkte të Serbisë. Sa i përket tregtisë munde të themi se janë shtylla kryesore që mund të ndikojë në integrimin e të dyja vendeve”, u shpreh ai.

Dreshaj komentoi dhe të ardhmen e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e vënë theksin kështu tek zhvillimet e fundit politike në Mitrovicë, ku bizneset nga Kosova kanë shtrirë veprimtarinë e tyre banesor në pjesën veriore.

Sipas tij, ky zgjerim  i bizneseve është mesazh i mirë se bizneset do të jenë shkaktari kryesor i lidhjes në mes të Serbisë dhe Kosovës. “Në ditët në vijim ne mendojmë se ekonomia do të jetë shtytja kryesore për raportin në mes të dy shteteve. Ne jemi dëshmitare në kohët e fundit me rastin e Mitrovicës veriore dhe bizneset janë duke shkuar drejt zgjerimit në atë pjesë . Do të jetë mesazh shumë i mirë se bizneset do të jenë shkaktari kryesor i lidhjes në mes të raporti Kosovë-Serbi dhe do të jetë shtytja kryesore që Serbia ta njeh Kosovën, sepse Serbia duke mos pasur qasje në ekonominë dhe tregun e Kosovës dëmtohet jashtëzakonisht shumë sa i përket raportit në mes të dy shteteve dhe interesi përpos që është politik është dhe interes ekonomik që të përmirësohen raportet në mes të dy shteteve”, u shpreh Dreshaj.

Zyrtarja për Marrëdhënie më Publikun në , “Coca-Cola HBC”, Tisa Čaušević,  ka thënë se “Coca-Cola HBC”, bazën e ka të vendosur në Serbi, mirëpo mbulojnë dhe tri territore tjera.

Sipas saj, ndalimi  i importit nga Serbia për në Kosovë ka sjellë ndikime të konsiderueshme negative për këtë kompani. “Ne mbulojmë tre territore nga Beogradi dhe raporti jonë ekonomik vlerësohet shumë mirë me Kosovën, mirëpo vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalim të prodhimeve serbe ka ndikuar shumë negativisht”.

“Vendimi i qershorit të viti të kaluar sigurisht që ka pas ndikim në kompaninë tonë, pasi ne e kemi prodhimin në Serbi, prodhimi më i madh është në Batanica në Beograd, vendi ky ku prodhohen të gjitha markat e “CocaColas”, “Sëepsi”, “Fanta” etj.  “Dhe ne gjithashtu kemi dhe dy pika shtesë. Një në Serbinë Jugore dhe një në komunë e Sordenicës. Ky ndërveprim ndikoi pasi në s’jemi  në gjendje të eksportojmë produktet tona në Kosovë dhe kjo pati ndikim më të madh. Kjo bëri që të shikojmë mundësitë se s’i mund t’i menaxhojmë të njëjtat mallra”, u shpreh ajo.

Ajo tutje ka shtuar se e kanë brendin e tyre në Kosovë ku janë të punësuar një nuëm ri konsiderueshëm i përsonave. “Ne kemi markën tonë në Kosovë që konsumohet shumë. Pra, është përgjegjësia jonë që nga një vend tjetër se si ne mund t’i plasojmë në treg këto produkte, por që vijnë nga avionë të ndryshëm si Bullgaria e Maqedonia e Veriut, etj”. “Gjithashtu Bambi gjithashtu pjesë e grupit mbi shikimin”, u shpreh ajo, duke shtuar se ka një publicitet negativ ndaj brendeve serbe. “Ka një publicitet negativ rreth markave serbe. Pra,  ky është ndikimi”, tha ajo.

Tutje e njëjta shtoi se ndikimi politik, është duke u infiltruar edhe në tregtinë e lirë. “Ndikimi politik ndikon dhe në tregti, edhepse është treg i lirë.  Për Kompaninë tonë Kosovën e konsiderojmë territor ku në eksportojmë. Ne kemi një zyrë të madhe në Prishtinë, kështu që ndoshta kemi dyqind persona që punojnë atje.  Është e mundur të kemi investim në te ardhmen, këto janë gjërat që vendosën në nivel grupi dhe investime të reja. Nuk ka prodhim të “CocaColas” në Kosovë vetëm kemi zyrat tona atje, punëtor të Resurseve Humane, Financave, Logjistikës”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Milos Pavkovic nga Qendra për Politika Evropiane,  vlerësoi se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë është ndër kanalet kryesore që mundë të qojnë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. “Janë disa fusha kur është fjala për dialogun dhe normalizimin e raporteve  dhe njëra ndër to është dhe për bashkëpunimin ekonomik, siç është dhe bashkëpunimi për shoqërinë civile dhe bashkëpunimi kulturor. Janë tri komponentë të normalizimit dhe komponenta ekonomike është më  e mira”, tha ai.

Pavkovic ka thënë se pavarësisht opinioneve qoftë të qytetarëve të Kosovës apo atyre të Serbisë e që ka prej tyre sipas tij, që se pëlqejnë faktin se Kosova është shtete, kur vjen puna tek biznesi dhe shkëmbimi i mallrave e kaluara historike mbetët vetëm në nivel historie, por jo edhe në nivel të bashkëpunimit biznesor. “Njerëzit kanë mendime të ndryshme, ka njerëz që se pëlqejnë Kosovën e pavarur, por kur është fjala për produkte shitblerje s’u intereson ky aspekt dhe anasjelltas, mundë të blejnë produkte nga Serbia qytetarët e Kosovës, pavarësisht asaj që ndodhi në vitin 1999. Janë 25 vite nga ajo kohë dhe produktet serbe shotën edhe në Bullgari dhe vendet tjera”, u shpreh ai.

Sipas tij, pavarësisht luftërave apo konflikteve që kishte Serbia edhe me vendet tjera si Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Kosova, mallrat serbe vazhdojnë të eksportohen në këto vende. “ Pra aspekti ekonomik është një kanal i normalizimit dhe është e rëndësishme të stimulohet ky kanal i bashkëpunimit dhe normalizimit, pasi ne kemi pas luftë edhe me Slloveninë dhe Kroacinë dhe ne bëjmë biznes edhe me vendet si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova e Shqipëria”, ka thënë Pavkovic, duke shtuat se partneritet bizesor është në të mirë të të gjithëve. “Së paku ne jem partnerët më të mirë në biznes dhe kjo duhet të forcohet sepse është më e mira për të gjithë ne”, u shpreh ai.

Tutje ai përmendi vendosjen e flamujve të vendeve të origjinës në supermarket e Kosovës, për dallim prej Serbisë që kjo s’ekziston, andaj sipas tij qytetarët serb edhe si kushtojnë vëmendje vendit të origjinës së produkteve. “Supermakete në Kosovë kanë flamujt të vendosur në rafte, në Serbia këta flamuj nuk janë dhe nuk mund të identifikohen produkte e eksporti të Kosovës në Serbi. Nëse si kushtojmë vëmendje ne se dimë nëse blejmë produkte nga Kosova, Maqedonia apo tjera”, tha tutje ai.

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, si dhe njohësi i cështjeve ekonomike në vend Ismet Mulaj, ka thënë se  marrdhëniet ekonomike në mes të dy vendeve kanë qënë komplekse për shkaka të kalaurës poltike dhe ekonomike. Sipas tij, vendosja e masave nga ana e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, ka qenë një reagim ndaj situatave të caktuara politike dhe ka për qëllim rritjen e presionit mbi Serbinë për të ndryshuar qasjen e saj ndaj Kosovës.  “Marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të tensionuara dhe komplekse për shkak të sfidave politike dhe historike. Vendosja e masave nga ana e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe ka qenë një reagim ndaj situatave të caktuara politike dhe ka për qëllim rritjen e presionit mbi Serbinë për të ndryshuar qasjen e saj ndaj Kosovës. Këto masa, të tilla si tarifat ose bllokimet tregtare, janë shpesh pjesë e përpjekjeve për të afirmuar sovranitetin e Kosovës dhe për të forcuar pozitën e saj në dialogun me Serbinë”, ka thënë Mulaj, duke shtuar se  pavarësisht këtyre masave, Serbia ende mbetet një partner i rëndësishëm ekonomik për Kosovën. “Shkalla e lartë e varësisë ekonomike midis dy vendeve vjen si rezultat i lidhjeve historike, gjeografike, dhe të nevojës për mallra dhe shërbime të ndërsjella. Për shembull, produktet nga Serbia kanë qenë tradicionalisht të pranishme në tregun e Kosovës për shkak të çmimeve konkurruese dhe afërsisë gjeografike, e cila ul kostot e transportit dhe kohën e dorëzimit. Edhe pse masat e ndërmarra kanë sjellë sfida për tregtinë midis dy vendeve, ato gjithashtu kanë nxitur një rritje të përpjekjeve për diversifikimin e tregjeve dhe zvogëlimin e varësisë nga produktet serbe”, ka thënë ai.

Tutje Mulaj shtoi se prania e produkteve serbe në Kosovë është tregues që ka një lidhje të fortë tregtare në mes të dyja vendeve. “Prania e Serbisë si një partner i rëndësishëm ekonomik është një tregues se ka ende një lidhje të fortë tregtare që nuk mund të ndryshohet lehtësisht vetëm me masa ndëshkuese”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas raportit  “Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Qershor 2024”, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin qershor eksportet e Kosovës në Serbi arrijnë shifrën e 5.5 %, ndërkaq importet nga Serbia 1.7 %. “Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,6 milion Euro, ose 21,2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,4%) dhe SHBA (2,4%).   Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 205,6 milion Euro, ose 41,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,2%) dhe Turqia (11,4%)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Shënim: (Shkrimi i këtij artikulli u mbështet nga Programi i Vizitës Kërkimore të Fondacionit Heartefact)