Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës nga ora 11:00, përcjell Gazeta Express.
Gjithsej në rend të ditës janë 27 pika, e ku disa prej tyre kanë të bëjnë me shpronësimin e disa pronave në lokacione të ndryshme.
Poashtu në rend dite janë edhe shqyrtimi i disa projektligjeve.