Rritet numri i turistëve në Kosovë, regjioni i Pejës prin me numrin e vizitorëve dhe net-qëndrimet në hotele

Qendra e qytetit te Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi statistikat e hotelerisë për muajin tetor 2024.

Në njoftim bëhet e ditur se në tetor 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 658. Prej tyre 40.0%, ishin vendorë dhe 59.9 % ishin të jashtëm, krahasuar me muajin tetor të vitit 2023 (sa ishin 55 022 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 4.6%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 137 551 prej tyre 49.6% nga vendorët dhe 50.3% nga të huajt.

Reklama e sponzorizuar

“Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka regjioni i Pejës me 8 578 vizitor dhe më 30 353 net-qëndrimi”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK ka treguar edhe për numrin e vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (tetor 2023) ka rritje të vizitorëve për 13.7%.

Në total 34 488 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj.