Një faqe e Facebook-ut që ofron informacion mbi llojet e ndryshme të vizave Shengen, ka renditur pesë aeroportet evropiane me rritje më të shpejtë. Kosova ka zënë vendin e dytë në top pesëshe.
Sipas matjeve të publikuara në këtë faqe, Kosova renditet e dyta për nga rritja që është bërë. Matjet thuhet se janë bërë duke u bazuar në performancën e trafikut të pasagjerëve në vend krahasuar me vitin 2019.
Sipas renditjes Shqipëria zë vendin e parë, Kosova renditen e dyta, Bosnja e Hercegovina e treta. Derisa në vendin e katërt dhe të pestë listohen Moldavia e Serbia.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (IATA: PRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.
Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.