Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale se duhet të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi.
Personat e përzgjedhur si përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale njoftohen se të gjithë anëtarët e familjes që janë të aftë për punë duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit brenda 30 ditëve pune.
“Ky është një hap i domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi. Këshilltarët tanë të punësimit janë në Zyret e Punësimit për t’ju mbështetur në procesin e aktivizimit në tregun e punës, përmes masave si subvencionimi i pagës dhe trajnime profesionale deri në integrimin tuaj në tregun e punës!”, thonë nga MFPT.