Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e termocentralit Kosova A është çkyçur nga puna më 25.05.2025 në ora 19:25.
Çkyçja ka ardhur si pasojë e reagimit të mbrojtjeve elektrike të transformatorit T-3A.
“Gjatë kontrollit të zbarave 15.75 kV, është konstatuar nevoja për pastrim të izolatorëve, të cilët janë ndotur si pasojë e tymit të grumbulluar në zbara”– thuhet në njoftimin e KEK-ut. Zbarat janë shufra të bakrit të cilat i lidhin trafot dhe ndërprerësit në tension të lartë.
“Paralelisht me pastrimin, do të kryhen edhe testimet e tjera të nevojshme teknike para se njësia A3 të rikthehet në funksion” – thuhet tutje në njoftimin e KEK-ut.











