Bashkimi Evropian deri në vitin 2050 parasheh 241 miliard euro investime në energjinë bërthamore, në atë që njihet si ndërrim i kursit në energjetikë, pas problemeve me gazin rus.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe rritja e çmimeve të gazit natyror, ka bërë që shtetet e BE-së të përcaktohen për energjinë bërthamore si zgjidhja kryesore për sfidat e sigurisë në furnizim me energji elektrike. Energjia bërthamore ka qenë në rënie që nga fatkeqësia e Fukushimës në Japoni më shumë se një dekadë më parë.
Në një komunikatë të Komisionit Evropian të publikuar në qershor, thuhet se zbatimi i planeve të Shteteve Anëtare në lidhje me energjinë bërthamore do të kërkojë investime të konsiderueshme, prej rreth 241 miliardë eurosh deri në vitin 2050, si për zgjatjen e jetëgjatësisë së reaktorëve ekzistues ashtu edhe për ndërtimin e reaktorëve të rinj në shkallë të gjerë.
“Komisioni ka vlerësuar në programin e tij të tetë ilustrues bërthamor (“PINC”) se nevojiten investime shtesë për Reaktorët Modularë të Vegjël (SMR), Reaktorët Modularë të Avancuar (AMR) dhe mikroreaktorët”, thuhet në komunikatë.
Për disa vende të BE-së, energjia bërthamore është një komponent i rëndësishëm i dekarbonizimit, konkurrueshmërisë industriale dhe strategjive të sigurisë së furnizimit.
“Komisioni vlerëson se mbi 90% e energjisë elektrike në BE në vitin 2040 do të prodhohet nga burime të dekarbonizuara, kryesisht burime të rinovueshme, të plotësuara nga energjia bërthamore. Kapaciteti i instaluar bërthamor në të gjithë BE-në parashikohet të rritet nga 98 Gwe në vitin 2025 në 109 rreth Gwe deri në vitin 2050. Me rëndësi është që të gjitha zgjidhjet e energjisë me zero ndotje dhe me karbon të ulët janë të nevojshme për të dekarbonizuar sistemin energjetik të BE-së”.
Në komunikatë thuhet se “sigurimi i standardeve më të larta të sigurisë bërthamore dhe menaxhimi i sigurt dhe i përgjegjshëm i mbetjeve radioaktive do të mbetet një përparësi kryesore për BE-në. “Nevojiten më shumë përpjekje për zhvillimin e infrastrukturës për asgjësimin e mbetjeve radioaktive dhe karburantit bërthamor të shpenzuar”.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe rritja e çmimeve të gazit natyror, ka bërë që shtetet e BE-së të përcaktohen për energjinë bërthamore si zgjidhja kryesore për sfidat e sigurisë në furnizim me energji elektrike. Energjia bërthamore ka qenë në rënie që nga fatkeqësia e Fukushimës në Japoni më shumë se një dekadë më parë dhe do pritet të nxisë reagimet në mesin e ambientalistëve për rreziqet ambientale nga kjo lloj energjie. /Buletini Ekonomik/











