Parashikimet e diskutueshme të ASK-së dhe të BQK-së për ngritje çmimesh dhe shkallën e inflacionit në Kosovë

Vetëm ngritja e çmimit të energjisë elektrike për 16,9 pqër qind në prill të këtij viti dhe çmimit e ngritura zingjir pas shtrenjtimit të rrymës, si pretekst e rritjes së shpenzimeve nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ka qenë në periudhën krahasuese (korrik 2024-korrik 2025) domethënëse dhe qartësisht shpjeguese për të qenë i diskutueshëm parashikimi I ASK-së për ngritje çmimesh deri në fund të korrikut 2025. Pse bëhet edhe më i diskutueshëm parashikimi i BQK-së se norma mesatare e inflacionit në vitin 2025 do të jetë 3.3 për qind.

Buletini Ekonomik

Reklama e sponzorizuar

Vlerësimi i ASK-së, se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024, bëhet absolutisht i diskutueshëm kur kihet parasysh ngritja e pandalshme e çmimeve të të gjitha produkteve thuaja se, e sidomos të produkteve elementare ushqimore. Ushqimet, ato më të domosdoshmet (buka, qumështi dhe shumë prodhime nga qumështi, të gjitha produktet bujqësore, pemë dhe perime, mishi i të të gjitha llojeve etj,) janë ngritur nga korriku i 2024-tës në korrikun e 2025 – tës pafundësisht shumë dhe përtej çdo logjike të tregut.

Çmimi i vezëve, një produkt ndër më të konsumuarit nga popullisia shumicë e varfër e Kosovës vetëm gjatë korrikut të 2025-tës është ngritur 2-3 herë, ose nga 2 euro çmimi i para disa muajve i kompletit prej 30 kokërra vezë, me ngritjen e fundit në fillim të gushtit në shitoret e prodhuesit dhe tregtarit, ndër më të njohurit në Kosovë ka arritur në 3,9 euro. Në disa markete dhe suprmarkete çmimi i vezëve këto ditë ka shkuar madje në 4,3 euro për 30 copë vezë.

Që do të thotë, çmimi i vezëve që në korrik është ngritur qind për qind. Por, jo vetëm ky çmim e bënë të dikskutueshëm konstatimin e ASK-së se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024.

Parashikimi është në shpërputhje të pashpjegueshme edhe me çmimet e apostrofuara të ngritura nga ASK-ja siç janë ngritja e çmimeve të konsumit – kafes, çajit dhe kakaos për 16,9%, energjisë elektrike 16,6%, mishit për 12,7%, vajrave dhe yndyrve për 9,9% etj.

Me fjalë të tjera, çmimet gjatë korrikut, sipas ASK-së, ishin nga 2 % deri në 20 % më të larta. Vetëm ngritja e çmimit të energjisë elektrike për 16,9 pqër qind në prill të këtij viti dhe çmimit e ngritura zingjir pas shtrenjtimit të rrymës, si pretekst e rritjes së shpenzimeve nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ka qenë në periudhën krahasuese (korrik 2024-korrik 2025) domethënëse dhe qartësisht shpjeguese për të qenë i diskutueshëm parashikimi I ASK-së për ngritje çmimesh deri në fund të korrikut 2025.

Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të produkteve të lartpërmendura dhe të një numri të madh produktesh të tjera ( gjithsesi, në këtë periudhë ka pasur edhe ndonjë ulje simbolike fare e çmimeve të ndonjë produkti të përëndësishëm për jetën e qytetarëve), bëhet edhe më i diskutueshëm parashikimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) se norma mesatare e inflacionit në vitin 2025 do të jetë 3.3 për qind. Si mund të parashikohet inflacioni 3.3 për qind kur çmimet e shumë produkteve, sidomos të atyre elementare ushqimore janë ngritur deri në qind për qind, ndërsa çmimi i energjisë elektrike, që është çmim përcaktues dhe me ndikim evident edhe te ngritja e çmimeve të një varg produktesh të tjera.

“Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.4% në vitin 2024, e mbështetur nga konsumi privat, investimet dhe eksportet. Norma vjetore e inflacionit zbriti në nivelin prej 1.6 %, kryesisht si rezultat i uljes së çmimeve të ushqimeve dhe mallrave të importuara. Për vitin 2025, BQK parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% dhe një normë mesatare të inflacionit prej 3.3%, të nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe investimet”, u tha në këtë raport.

Këtë të dhënë BQK-ja e ka publikuar në edicionin e 21-të të Raportit të Stabilitetit Financiar (RSF), i cili, siç thuhet, aty, paraqet një vlerësim të detajuar dhe të bazuar mbi zhvillimet më të fundit në sistemin financiar të vendit, sfidat me të cilat përballet si dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Sipas BQK-së, konfirmohet qëndrueshmëria dhe stabiliteti i sistemit financiar të Kosovës. Por, shtrohet pyetja si mund të jetë “një vlerësim të detajuar dhe të bazuar mbi zhvillimet më të fundit në sistemin financiar të vendit asnjë mënyrë” vlerësimi se “norma vjetore e inflacionit zbriti në nivelin prej 1.6 %, kryesisht si rezultat i uljes së çmimeve të ushqimeve dhe mallrave të importuara”. Ku i mori BQK-ja të dhënat për ulje të çmimeve të ushqimit dhe të mallrave të importuar, kur realisht deri në korrik të 2025-tës nuk ka pasur ulje të çmimeve të asnjë produkti ushqimor.

Përkundrazi, ka pasur vetm ngritje çmimesh pandalshëm. Për t’u bindur për saktësinë e konstatimit për ngritje të vazhdueshme të çmimeve gjatë 2025-tës, deri në korrik, duhet shikuar së paku të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve) për çmimet e konsumit, ku për shumë produkte ( kafe, çaj dhe kakao, energjie elektrike, mish , pemë dhe perime etj.) janë regjistruar rritje të ndjeshme të çmimeve deri në korrik të 2025-tës. Me fjalë të tejra, nëse ngritja e çmimeve është përcaktuese e nivelit të inflacionit të një vendi, parashikimi i ATK-së, por edhe i BQK-së domosdo bëhet i diskutueshëm. Ekonomistë dhe njohësit e zhvillimeve në sektorin e çmimeve në vend flasin për nivele të tjera të inflacionit, përtej parashikimeve të ATK-së dhe të BQK-së./Buletini Ekonomik