Fermerët hedhin qumështin në lum pas uljes së çmimit

Mbi 100 fermerë nga Lipjani, Komorani, Drenasi dhe Skenderaj kanë protestuar duke hedhur qumështin në lum, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit.

Fermerët thonë se çmimi është zbritur nga 45 cent në rreth 27-30 cent për litër, gjë që sipas tyre po ua vështirëson mbijetesën dhe mbulimin e shpenzimeve të prodhimit./kk

Reklama e sponzorizuar