Trepça shënon rekord historik në eksportin e koncentratit të plumbit dhe zinkut në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Flotacioni Kishnicë & Artanë

Miniera me Flotacionin Kishnicë & Artanë, në kuadër të Trepçës, ka shënuar rezultatet më të mira në historinë e saj sa i përket eksportit të koncentratit të plumbit dhe zinkut gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas një grafike të publikuar nga Trepça, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë eksportuar 333.29 ton koncentrat plumbi (Pb) dhe 619.81 ton koncentrat zinku (Zn), duke vendosur rekord krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve 2022–2025.

Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme pas rënies së prodhimit dhe eksportit gjatë vitit 2025, kur eksporti kishte arritur në vetëm 88.10 ton koncentrat plumbi dhe 69.96 ton koncentrat zinku.

Në krahasim me vitet e mëparshme, rezultatet e eksportit janë si më poshtë:

  • 2022: 281.37 ton plumb dhe 495.74 ton zink;

  • 2023: 197.47 ton plumb dhe 334.23 ton zink;

  • 2024: 218.94 ton plumb dhe 208.91 ton zink;

  • 2025: 88.10 ton plumb dhe 69.96 ton zink;

  • 2026: 333.29 ton plumb dhe 619.81 ton zink.

Sipas Trepçës, ky rezultat paraqet rekordin historik të eksportit për Minierën me Flotacionin në Kishnicë & Artanë.

Ndërmarrja publike, Trepça, vlerëson se trendi i rritjes gjatë vitit 2026 dëshmon performancë të qëndrueshme dhe potencial për zgjerim të mëtejshëm të eksporteve në muajt në vijim. /Buletini Ekonomik/

Më shumë:

​Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut

 

Reklama e sponzorizuar