Buletini Ekonomik është duke realizuar një hulumtim për ndotjen e ajrit dhe projektin e instalimit të elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova B”.
Plotëso pyetësorin këtu: Ndotja e ajrit në Kosovë (zgjat vetëm 2 minuta):
Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë duke ndarë përvojat dhe perceptimet e tyre lidhur me cilësinë e ajrit dhe ndikimin që ndotja ka në jetën e përditshme.
Përgjigjet e qytetarëve do të jenë një pjesë e rëndësishme e hulumtimit gazetaresk që Buletini Ekonomik është duke zhvilluar për çështjen e instalimit të elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova B”, një projekt me rëndësi të madhe për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Plotësimi i pyetësorit është plotësisht vullnetar, zgjat rreth dy minuta, ndërsa të gjitha përgjigjet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllime hulumtuese dhe gazetareske dhe do të publikohen vetëm në formë të agreguar, pa identifikuar pjesëmarrësit.
Përmes këtij pyetësori synojmë të kuptojmë:
- si e vlerësojnë qytetarët cilësinë e ajrit në vendin ku jetojnë;
- nëse ndotja ka ndikuar në shëndetin dhe jetën e tyre të përditshme;
- sa të informuar janë për projektin e rehabilitimit dhe instalimit të elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova B”;
- cilat janë pritjet e tyre për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.
Çdo përgjigje ka vlerë dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një pasqyre më të plotë mbi perceptimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me ndotjen e ajrit.
Lexo edhe: Ndotja e ajrit në Kosovë e rrezikshme, thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë











