Shtrenjtohet edhe më tej çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.60 euro, duke shënuar një rritje krahasuar me çmimin e ditës së djeshme.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.43 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.60 euro për litër.

MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orë, deri në publikimin e vendimit të radhës.

Ministria publikon çdo ditë çmimet maksimale të lejuara të derivateve, në përputhje me vendimin për rregullimin e përkohshëm të tregut të naftës, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve. /Buletini Ekonomik/