QEVERIA E IRAKUT FTON QYTETARËT TË APLIKOJNË PËR MINISTRA

Qeveria e re në Irak ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përzgjedhur ministrat e rinj.

Përmes konkursit publik, Qeveria ka ftuar të gjithë qytetarët, të profesioneve të ndryshme, që të aplikojnë për pozitën e ministrit, përcjell Buletini Ekonomik.

Me kalimin e afatit të aplikimit, 36 mijë qytetarë irakianë i kishin përcjellë emrat e tyre për shqyrtim, edhe pse vetëm 9,317 nga ata dorëzuan të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Reklama e sponzorizuar

Kandidatët u pyetën se cilat ministri dëshirojnë të udhëheqin. Atyre iu kërkua gjithashtu të përshkruanin mendimet e tyre mbi udhëheqjen e suksesshme si dhe të sugjeronin disa zgjidhje praktike për disa nga problemet e vendit.

Adel Abdul Mahdi, kandidat për kryeministër në Irak, ka përshëndetur aplikimet e njerëzve me “ekspertizë, specializime dhe përvojë praktike” për t’u bashkuar me ekipin e tij. Ky veprim është një përpjekje për të formuar një qeveri të teknokratëve të lirë. /Buletini Ekonomik/