Hulumtimet e pakta që janë bërë në miniera në Republikën e Kosovës kanë gjetur përmbajtje të arit më së shumti në minierën e Artanës.
Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kilogram.
Ari në Republikën e Kosovës paraqitet në para gjenezë me xehe të bakrit, plumbit dhe zinkut si dhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve.
Deri tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumb-zinkut.
Hulumtime ka pasur edhe në minierat e Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.
Në nivelin e matshëm përmbajtja më e madhe e arit paraqitet në minierën e Artanës, ku njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë.
Përbërja mesatare e Arit ne vendburimet e Plumb Zinkut vlerësohet 0.8 gram për ton.
Vlerësohet se që nga viti 1939 kur lëshohet në punë shkritorja në Zveçan dhe përfundimisht deri në vitin 1989, është prodhuar sasia e arit prej rreth 11.90 ton.