Mëngjesin e sotëm një 56 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga treni.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 8.11.2019, sot në mëngjes rreth orës 06:15, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtarëve.
“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963)”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.
“Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”, përfundon njoftimi.